Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.
Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.