DURRËS– Ka shkuar në 2 numri i personave të arrestuar për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla në Shënavlash të Durrësit. Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Edison Brahaj, që ka ndihmuar autorin e vrasjes, Esmerald Ballën që të hidhte në pus trupin e të atit. Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 30-vjeçari Esmerald Balla ka thënë se vrasja e babait ka qenë aksidentale, pasi sipas tij viktima i kishte drejtuar armën i pari. I riu pranon se konflikti me të atin ka nisur pasi kanë munguar një pjesë e parave që familja kishte si kursime në kasafortë, një shumë prej rreth 75 mijë eurosh, që do të përdoreshin për ndërtimin e një banese. Pas ngjarjes, Esmerald Balla inskenoi zhdukjen e të atit, duke thënë se ai ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur.