‘Djalli’ i kuzhinës, fejohet me vajzën ‘misterioze’

0

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, tashmë është ‘i zënë’, teksa po shijon fejesën më dashurinë e tij. Ky hap i shefit të kuzhinës, është bërë publik nga vetë ai. Përmes një fotografie ku shihet me një unazë në dorë, ulur në gjunjë, duke bërë propozimin klasik, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka dhënë lajmin se tashmë është zyrtarisht fejuar. Ajo që bëhet me dije është se propozimin,, moderatori i “Hell’s Kitchen Albania” ka zgjedhur ta bëjë në Kaliforni. Postimi i publikuar tregon një vajzë me flokët e gjatë, por vetëm kaq pasi, shefi ka zgjedhur mos ta publikojë fytyrën e plotë të fatlumes. Gjithsesi mbetet për tu parë dhe për të zbuluar portretin e fatlumes që zbuti ‘djallin’ e kuzhinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu