“Djalli” shqiptar “çmend” grekët: Baron i frikshëm i drogës

0

“Djalli” shqiptar “çmend” grekët: Baron i frikshëm i drogës

schedule13:53 – 26 Tetor, 2021

Rrëfimi “pa doreza” i të riut shqiptar Selamet Mehmetaj nga Tropoja për “Daily Mail” si funksion rrjeti i trafikut të drogës në Angli dhe rruga që ai ndjek për të furnizuar klientët ka bërë xhiron e mediave jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Greqi.

Protothema” i ka kushtuar hapësirë artikullit duke shpjeguar skenarin dhe rrugën që ndjek baroni shqiptar për furnizimin e Anglisë me kanabis.

Shqiptari ra në kurthin e gazetarit të “Daily Mail” që e filmoi me një kamera të fshehtë. Selamet Mehmetaj ka një Mercedes-Benz 50,000 paund. Biznesin e reklamon përmes Instagramit anonim dhe aty ka kontaktet.

28-vjeçari e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta sfidojnë, duke u mburrur në fakt se si i preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante dhe i mori paratë e tij para se t’i priste një këmbë.

I vetëquajtur “Djalli”, “po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës” shkruan “Daily Mail.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu