Dje protesta kundër masave anti-COVID, Austria nis mbylljen kombëtare

0

– Austria nis mbylljen totale pas shtimit të rasteve pozitive me koronavirus duke u bërë i pari vend në kontinentin europian që rikthehet te masa ekstreme e mbylljes kombëtare.

Ndërkohë, shteti austriak është bërë i pari vend në Europë që ka shpallur të detyrueshme vaksinimin anti-COVID duke nisur nga viti i ardhshëm. Kancelari Alexander Schallenberg u kërkoi ndjesë personave të vaksinuar që duhet të pranojnë tashmë qëndrimin në shtëpi.

Mbyllja mund të zgjasë nga 10-20 ditë.

Ndërkohë, qarkullimi do të lejohet në raste të kryerjes së blerjeve të ushqimeve, vizitave te doktori dhe kryerjes së aktiviteteve shplodhëse.

66% e popullatës është e vaksinuar tashmë, por ditën e djeshme pati një protestë të madhe në kryeqytet kundër vendimeve shtrënguese të qeverisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Protesta pati dhe në Romë e Roterdam.

Marrë nga “EURONEWS”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu