Emigracioni mundësi, por jo zgjidhje!

0

 

Nga Rea Çela

Migrimi dhe emigrimi në Shqipëri është një dukuri e pranishme që në fillim të viteve 1990. Ndonë se niveli i migrimit ka pasur luhatje gjatë dy dekadave te fundit, ecuria e përgjithshme ka prirje të rritet më kalimin e kohës.

Shqipëria ka pasur një fenomen masiv emigrimi nga fillimi i viteve ‘90. Ky aspekt i rëndë sishem i regjimit demokratik ishte pothuajse i pa njohur para viteve ‘90, kur shoqëria shqiptare ishte një shoqëri e mbyllur.

Pas viteve ‘90 përbërë si kryesor që përcakton regjimin demokratik bëhët emigrimi.

Dihet se njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Kjo është gjendja e emigrantëve shqiptarë të cilët janë larguar për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre pas një periudhe të gjatë komuniste dhe tranzicioni e cila rezultoi në varfëri dhe në nivele të larta papunësie.
Termi “nje jetë më e mire” përfshin një gamë të gjerë faktorësh që i detyrojnë shqiptarët të largohen dhe është e reflektuar në mungesën e njëtrajtshmërisë ndërmjet emigrantëve shqiptare.
Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë proces që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit qe e duam aq shume. Zhgënjim është se ende jemi shumë të papërgatitur për t’u përfshirë si duhet në procesin e integrimit me botën e qytetëruar.

Emigrimi më tepër pozitiv apo negativ ?
Emigrimi apo migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat duhet të shihen në prizma të ndryshme. Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë proces që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit qe e duam aq shume. Zhgënjim është se ende jemi shumë të papërgatitur për t’u përfshirë si duhet në procesin e integrimit me botën e qytetëruar. Por megjithatë, është e vetmja rrugë sot për të shkurtuar distancën me pjesën tjeter që ka kapërcyer prapambetjen tonë me kohë. Për kushtet në të cilat ndodhet emigracioni shqiptar në botë sot, shumë i paorganizuar në vetvete dhe pa ndihmën e shtetit të vet jashtë përmes ambasadave, përgjigja e diskutimit tuaj do të ishte e dyfishte: shpresë dhe zhgënjim, por ky i fundit jo total dhe i përkohshëm. Emigracioni është ëndërr dhe zhgënjim njëkohësisht. Por do të vazhdojë të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare edhe për sa kohë situata ekonomike te ne të mbetet e veshtirë, dhe fatkeqësisht, me sa duket kjo do të vazhdojë për shumë vjet.

A është i dhimbshem emigracioni dhe sa ndikon ne jeten e emigranteve ?
Po, shumë, mirëpo njeriu duhet të gjejë mundësinë si të adaptohet dhe të integrohet sa ma shpejt në shoqërinë ku jeton, në mënyrë që nga atje në mënyra të ndryshme ta ndihmojmë vendlindjen. Pra, të jemi më pak sentimentalë e më shumë realë. Emigracioni është shpresë për fëmijët tanë, por është një zhgënjim shumë i madh për ne, të cilëve na mungojnë shumë gjëra këtu, por besoj se nuk do të jetë larg dita që dhe Shqipëria të bëhet një vend që ta kenë zili dhe fëmijët tanë të krenohen me atë vend dhe të investojnë për të mirën e atij vendi.
Emigracioni është fotografia më e poshtër e shekullit që e lamë pas për shqiptarët. Nuk ka asnjë komunitet që jeton në këtë rajon e që është lakuriquar aq fort sikur shqiptarët. Ekonomia e shkatërruar, politika të interesave të vogla, iniciativa askund fare, njerëz që ftohen nga jeta tyre dhe që me çdo kusht kërkojnë një vend ku së paku do të sigurojnë bukë për vete dhe për fëmijët e tyre. Ky është vendi i shqiptarëve, i cili vend ka patriotizëm dhe fjalë të mëdha kombëtare për të eksportuar, ndërsa nuk ka bukë për të ngrënë, ky është turpi i madh. Shqipëria, që ka bregdet me qindra kilometra pa asnjë turist të huaj, ky është vendi i mjerë. Emigracioni, kurrë nuk ka qenë diçka anti-popullor. I tillë mund të jetë nëse ata që gjinden në shtetin amë nuk interesohen për ata që gjinden në emigracion.

Përse fenomeni vazhdon të prekë më shumë të rinjtë?
Emigrimi në fakt vazhdon të mbetet një fenomen që prek më shumë grup moshën e të rinjve. Edhe në qarkun e Elbasanit të rinjtë kanë marrë rrugët e emigracionit në vende të ndryshme të botës. Ata kërkojnë një jetë më të mirë pasi në Shqipëri nuk u përmbushen ëndërrat që kanë.

Nga bisedat e zhvilluara me bashkëmoshatarë, me keqardhje konstatoj se tashmë mjaft fshatra në bashkitë e Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit, por edhe në Elbasan dhe Belsh, po boshatisen. Të rinjtë nuk kanë ndërmend as të arsimohen, por të largohen për të gjetur punë.

Destinacionet tradicionale si Greqia dhe Italia vazhdojnë të thithin fluksin më të madh, por tendenca aktualisht është drejt vendeve më të zhvilluara si Anglia, Gjermania, Kanadaja, vendet e beneluksit, ku edhe shpërblimi mujor është më i madh.

Pra ajo që vihet re është se të rinjtë e sotëm po synojnë vendet më të pasura që rrjedhimisht edhe vetë të pasurohen shpejt.
Për shkak se mjaft prej tyre nuk kanë përfunduar shkollën dhe nuk kanë një zanat, detyrohen që të merren me punë jo të ndershme e për pasojë kjo ka rriskun e vet. Ata, nga të ndershëm kthehen në kontigjent.

Arsyet e largimi janë nga më të shumtat, papunësia, niveli ekonomik, arsimim i pamjaftueshëm, emërimet jo të ndershme e të drejta, paga të ulta, mungesa e strehimit, infrastrukturës, e jetës artistike dhe kulturore etj.

A duhet të ketë politika të reja dhe më intensive në integrimin e emigrantëve në Shqipëri ?
Të të rikthyereve? Pa tjetër. Por ata e problemet e tyre, ende për mendimin tim nuk janë rilevuar si problem social. Jo më nga shteti por as nga psiokologë a sociologë, punonjës socialë a OJQ. Veç në mos në rastin e të rikthyerve për shkak të krizës greke. Mesa di unë ata ende punësohen atje në mënyrë sezonale. Por nëse imigrimi i tyre do të ishte mjaft masiv dhe ata do të ishin krejt pa të ardhura, do të kishim të bënim me problem të madh social. Po kështu kulturor e psikologjik. Ndofta ende ata jetojnë me një pjesë të të ardhurave të fituara atje. Apo të invstimeve të vogla realizuar këtu me paratë e fituara atje. Unë mendoj se kontributi i tyre me remitancat (veç përfitimeve personale) ka qenë kaq deciziv për ekonominë tonë, saqë e meritojnë te trajtohen me respekt e humanizem.

Unë mendoj që emigrimi është i mirë në disa drejtime dhe i keq në disa drejtime. Është i mirë sepse: ana ekonomike përmirësohet; bëhesh më i mençur duke jetuar në një vend më të zhvilluar; fëmijët edukohen në një mënyrë shumë të mirë. Është i keq sepse: humbet njerëzit e tu; fëmijët harrojnë gjuhën e vendit mëmë; humbet shoqërinë tënde. Emigracioni mund të lehtësojë gjendjen ekonomike të disa familjeve, por ajo s’është zgjidhje për ne shqiptarët. Problemi i emigracionit për shqiptarët është mjaft i komplikuar për arsye se pa të pjesa me e madhe e popullsisë së vendit do ta shihnin veten në një situatë të mjerë ekonomike e cila do te sillte si pasoje dhe probleme të mëdha sociale dhe politike. Për sa i përket perspektivës emigracioni është vetëm një iluzion i cili mund të zgjidhë disa probleme për momentin, por nuk mund të rregullojë gjendjen e popullit dhe të vendit për gjithnjë. Zgjidhja më e mirë është që qeveritë shqiptare të punojnë për stabilizimin e vendit, hapjen e vendeve të punës, dhe rikthimin e fuqisë punëtore, por edhe intelektuale, e cila po e lë vendin çdo ditë e më shumë. Emigracioni është një ndihmesë e konsiderueshme për një jetë më të mirë për momentin, por është një iluzion dhe zhgenjim i madh per te ardhmen e vendit dhe te femijeve tanë. Ndaj emigrimi është një mundësi, por jo zgjidhje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu