Dje u përballën me dyert e mbyllura, grupi i Berishës niset dhe sot drejt selisë blu

0

Komisioni i Rithemelimit do t’i drejtohet sërish sot selisë së PD-së për të zhvilluar mbledhje në orën 11:00 dhe 12:00. Kujtojmë se prej 2 ditësh përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha përpiqen të futen brenda selisë blu e cila ka kyçur dyert për të gjithë përveç kryetarit Lulzim Basha dhe nënkryetarëve të PD-së. Sipas deklaratave zyrtare u sqarua se brenda godinës po zhvillohen punime dhe rikonstruksione, por sipas Komisionit të Rithemelimit të PD-së Basha ka ndërmarrë bunkerizimin e partisë duke blinduar dyert. Ndërkohë dje në rrjet qarkulloi dhe një foto ku aludohej se brenda PD-së qëndronin grupe të gatshme të armatosur për të ndërhyrë në rast të një uzurpimi nga përkrahësit e Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu