Foto dhe video ekskluzive nga aksident i rëndë në aksin Cërrik-Belsh

0

Një përplasje mjaft e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.

Si pasojë e përplasjes një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri është spostuar në anë të saj dhe shoferi ka mbetur i bllokuar brenda.

Nga pamjet shihen drejtuesit që janë të përgjakur dhe të plagosur rëndë. Ndërsa kalimtarë të rastësishëm janë përpjekur që t’u japin ndihmën e parë.

Më pas në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka rregulluar trafikun e mjeteve dhe ka kryer veprimet proceduriale.

të plagosurit janë nisur për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu