Do bënte video për TikTok, 17-vjeçari rrëzohet nga ura dhe humb jetën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos të SHBA-ve ku një 17-vjeçar ra nga një urë teksa po ngjitej në përpjekje për të bërë një video në rrjete sociale.

17-vjeçari rrëshqiti ndërsa “ngjitej në një nga harqet e urës për të postuar me sa duket një video në mediat sociale”, tha të martën shefi i policisë së Los Anxhelosit, Michel Moore.

“Ai vend ka krijuar një krenari të madhe në Los Anxhelos, por, fatkeqësisht, ka shërbyer edhe si sfond për tragjedi si kjo”, shtoi Moore.

Familje “moderne”/ Rrëfehet 36-vjeçarja: Lashë bashkëshortin pasi zbulova se isha lezbike, ai u bë babai i fëmijës sonë
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Ura prej 588 milionë dollarësh, e cila u hap në korrik, është mbyllur disa herë për shkak të vandalizmit dhe marifeteve. Në janar, një burrë vdiq teksa filmonte një video e mesa duket historia është ripërsëritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu