Kanë mbërritur në Vlorë 2 anijet të cilat transportojnë dy TEC-et lundruese të marra me qera nga everia shqiptare të cilët do të prodhojnë energji elektrike duke djegur qindra tonë naftë në ditë.
Për momentin dy anijet tec, ndodhen në zonën e petroliferës italo-shqiptare në pritje të infrastrukturës për ankorimin e tyre final. Pritet të nis puna për montimin e tyre në mënyre që të kompletohen me aksesoret e nevojshme qe i kane te cmontuar. Per efekt sigurie gjate transportit tubat dhe aksesoret cmontohen.
Ndersa pritet te nis puna sa i perket ngritjes se Infrastruktures civile per ankorimim pra per vendin ku do te qendrojne, thellimin e zones detare, qe do te jete zona e triportit ku do te qendrojne për dy vjet , gjithashtu Lidhja me sistemin e transmetimit të energjisë elektrikë nëpërmjet nënstacionin e TEC-it të Vlorës dhe Nënstacionin 220KV në Babicë, si dhe infrastruktura e furnizimit me lende djegese qe eshte nafte. Aninjet do furnizinohen nga tankerat pra vendi i stokazhit eshte petrolifera qe eshte distance e shkurter rreth aseteve. Pritet qe gjenerimi i energjise te nise ne janar 2023, dhe energjia e prodhuar prej tyre te siguroje rreth 15% te kerkeses per energji qe ka vendi.
Sa i perket TEC-it lundues pati nje proreste nga ambjentalialstet sipas te cileve kjo do te shkaterronte mjedisin dhe turzmi ne Vlore , reagime ka pasur edhe nga opozita ndersa nuk ka pasur nje reagim nga qytetaret apo shoqeria civile ne Vlore, te pakten deri ne keto momente.