Do e drejtoni PD edhe pse protestojnë ndaj jush? Basha: Syri sheh atë që do mendja!

0

Pas bashkëbisedimit me gratë dhe vajzat demokrate në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët se nëse do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe pse demokratët e ndjekin kudo duke protestuar kundra tij.

Kësaj pyetjeje, Basha iu përgjigj duke i thënë se syri sheh atë që do mendja, ndërsa ka vijuar më tej komentin për aktivitetin e zhvilluar.

Pyetje: Zoti Basha kështu do vijoni ta drejtoni PD me demokratët që ju ndjekin me protesta ngado?

Basha: Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do. Shpresoj ta keni ndjekur aktivitetin se ka qenë me gratë dhe shumica e gazetareve këtu janë gra, se gratë do jenë pjesë e ringritjes së fuqishme jo vetëm e PD, por edhe Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu