‘Do e mbroj kauzën e Palestinës sa të kem jetë’! Erdogan akuza Izraelit: Ka tejkaluar mizoritë e Hitlerit

0

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rinisi një sulm të ashpër kundër Izraelit dhe shprehu edhe një herë mbështetjen për Hamasin ndoshta më i forti deri më sot. Duke folur në një takim të ligjvënësve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në parlamentin turk, Erdogan tha se kauza palestineze i ka dhënë kuptim jetës së tij.

“Edhe nëse jam vetëm, do të vazhdoj të mbroj kauzën palestineze dhe të jem zëri i popullit të shtypur palestinez për sa kohë që Zoti më jep jetë. Le ta dëgjojë gjithë bota”, tha ai.

Erdogan gjithashtu e krahasoi luftën e Hamasit me luftën turke për pavarësi (1919-1922) dhe u kujtoi deputetëve se ai kishte dalë në mbrojtje të grupit militant palestinez në Forumin Ekonomik Botëror të vitit 2009 në Davos, Zvicër.

“Kur askush tjetër nuk do të fliste, ne u ngritëm dhe thamë: ‘Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup rezistence.’ Ne kemi paraqitur harta në OKB që tregojnë se si Izraeli ka pushtuar gradualisht tokat e Palestinës gjatë 70 viteve të fundit”, tha ai.

Presidenti turk e quajti Izraelin një shtet terrorist që kryen gjenocid dhe është shkruar si turp në historinë e njerëzimit.

“Shteti terrorist i Izraelit ka kryer një gjenocid çnjerëzor si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori. Me mbështetjen e pakushtëzuar që merr nga Perëndimi, Izraeli kryen masakra që tashmë janë shkruar në historinë e njerëzimit si turp”, tha presidenti turk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu