Do festonte ditëlindjen në Bora Bora! Vdes papritur biznesmenja e famshme, dyshimet bien tek i dashuri

0

Biznesmenja që zotëronte perandorinë e bizhuterive Tiffany në Turqi ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Dilek Ertek, e cila ishte në krye të biznesit për rreth 20 vite, ra nga një anije lundrimi gjatë pushimeve në Ishujt e Detit të Jugut.

Familja e saj i ka kërkuar policisë që të hetojë të dashurin e saj, me të cilin ishte në udhëtim. Djali i saj, Gokce Atuk thotë se bizhuteritë ishin zhdukur nga kasaforta në kabinën e nënës së tij. Pavarësisht pamjeve të anijes që tregonin se ajo ra në ujë në orën orën 3 të mëngjesit, i dashuri i saj i paidentifikuar e raportoi atë të humbur vetëm rreth 20 orë më vonë, sipas DailyMail.

Ekspertët duken të hutuar se si Ertek ishte në gjendje të rrëzohej nga kabina drejt e në ujë.

Partneri 74-vjeçar u mbajt nën vëzhgim nga ekuipazhi i anijes në një kabinë të veçantë përpara se të ankoroheshin në Tahiti tre ditë më vonë. Ai thuhet se është marrë në pyetje nga policia në Tahiti përpara se të lirohej për shkak të mungesës së provave.

Kërkimi në det për gjetjen e trupit të Ertek është ndërprerë. Ajo kishte hipur në anije më 24 tetor në ishullin Papeete, Polinezia Franceze, për të festuar ditëlindjen e saj në Bora Bora, një ishull i vogël i Paqësorit Jugor më 5 nëntor. Lundrimi ishte caktuar të përfundonte në Honolulu, në Hawaii.

Mediat turke kanë raportuar se ka edhe probleme me hetimin. Pretendohet se autoritetet Tahitiane nuk e kontrolluan siç duhet dhomën e Ertek.

Avokatët e saj thuhet se po përgatiten të ngrenë një padi kundër operatorit të anijes.

Dilek Ertek ka lindur në Stamboll dhe është diplomuar në Universitetin Mimar Sinan, Departamenti i Arkitekturës. Ajo studioi diamante në Institutin Gemologjik të Amerikës në Nju Jork. Në fund të vitit 1995, ajo hapi dyqanin e parë Tiffany në Stamboll. Ajo ishte distributore e Tiffany & Co në Turqi për më shumë se 20 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu