“Do fitosh ti apo ne?”, Rama takon demokratin në tunelin e Rrugës së Arbrit

0

 

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga afër tunelin nr.3 në Rrugën e Arbrit, i cili është hapur. Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku shfaqet me një mbështetës të Partisë Demokratike, i cili mban maskën “Shqipëria fiton”.

Ky i fundit e pyet kryeministrin se kush do të fitojë, PD apo PS më 25 prill. “Sot u hap tuneli dhe gjeta në inspektim kryeministrin. Do fitosh ti apo ne?” dëgjohet të thotë ai.

Kryeministri i përgjigjet se do të fitojë PS dhe në pas do të nxjerrin edhe PD-në nga tuneli: “Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu