KUKËS– 50 gramë kokainë janë gjetur brenda një tollumbaceje në xhepin e xhupit të një vajze vetëm 9 vjeç. Mësohet se e vogla është kontrolluar nga efektivët e Policisë në burgun e Kukësit para se të futej të takonte të atin që ndodhej në paraburgim, një 41-vjeçar me inicialet G.I… Mirëpo gjatë kontrollit, efektivët kanë zbuluar se 9-vjeçarja kishte kokainë në xhepin e xhupit. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
vijon…