Do habiteni! Njihuni me Baftjarin, gjelin që këndon deri sa i bie të fikët (VIDEO)

0

Kot nuk thonë ‘këndon si gjel’, ‘krekosesh si gjel’ etj.

Gjelit i pëlqen të duket mbi tufën dhe këtë e demonstron me anë të këngës. Duke kënduar fort, gjatë, bukur…

Po ekziston një gjel që është aq pasionant sa këndon deri sa të mos ketë më frymë. Ai quhet Baftjar dhe gjendet në Turqi. Një fermer turk zotëron gjelin që quhet Baftjar, i cili këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”.

28-vjeçari, Okan Gokbudak, pronari i gjelit tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”, në Angli.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

Ndërkohë që sipas mediave të huaja fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu