“Do ju shkër**ej fëmijët në sytë tuaj”, degradon përplasja në Jalë, banorët ngjiten në çatinë e objektit

0

Ka degraduar situata në Jalë. IKMT po vazhdon me aksionin e prishjes së objekteve që sipas tyre janë për t’u shembur në këtë zonë. Ndërkohë që pronarët e objekteve kanë kundërshtuar këtë aksion duke thënë se nuk u kishte ardhur asnjë njoftim paraprak për këtë veprim të ndërmarrë nga ata.

Ndërkohë, pas prishjes së objektit, punonjësit e IKMT vazhduan më tej duke prishur edhe disa pemë dhe vreshta, mes tyre edhe ullinj shekullorë, gjë që ka acaruar situatën duke bërë që pronarët të drejtohen me fjalë të ashpra ndaj punojësve të IKMT.

Pronari i cili shprehet se veprimi për prishjen e ullinjve shekullorë është totalisht jashtë rregullave: Supozohet që kishin një vendim për shembjen e objektit, vendim të cilin nuk na e dhanë. E prishën objektin, tani po prishin ullinjtë shekullorë të gjyshit. Këtu duken po ti shohëqsh ullinjtë, tani po futen akoma më tej po prishin dushet diellore, pemët, vreshtat, depozitat e ujit që nuk janë në asnjë lloj vendimi. Këto i bëjnë sepse këta mashtrojnë, kështu futen siç erdhën në fillim.

Prishën lokalin të parin që është me dokumentacion të rregullt, me vërtetim gjykate. Tani po vazhdojnë edhe me pemët sepse duan të na marrin pronën. Shteti do të na e marrë pronën dhe në vendin thonin që objekti është në pronën e ushtrisë. Ne kërkojmë të lidhemi direkt me ministrin sepse cdo gjë këtu po implikohet, cdo gjë po bëhet pa rregull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu