‘Do marr hak me Kanun nëse Altin Çoku nuk dënohet’, flet babai i Sibela Abedinit

0

Babai i Sibela Abedinit,  27-vjeçares që vrau veten duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të banesës, ka deklaruar se në rast se drejtësia nuk vepron, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e autorit, Altin Çokut.

39-vjeçari ka kërcënuar të renë me publikimin e fotove intime në TikTok, e cila në gjendje të rënduar psikologjike mori vendimin fatal.

Babai i të ndjerës paralajmëroi se nëse Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën time. Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta, do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka telefonuar dhe e ka detyruar të dalë në tarracë që të pijë duhan. Nëse shteti nuk çon drejtësinë në vend unë do të marr hakun 7-fish”, tha ai, për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu