“Do mblidhet Këshilli dhe do diskutohet”, Berisha përsërit “betejën pa kthim”

0

Sali Berisha: Në këtë kontekst kjo betejë nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet e mëvonshme. Edi Rama kur pa deputetët me një vendosmëri absolute të qëndroj për atë çka ai shkelmon në të drejtat e tyre kushtetuese duke kryer një akt të pashembullt në historinë e një demokracie, hapi një proces politik, do të ishte një dekurajim për betejën e opozitës. Konstatoj është e kundërta djhe beteja do të vazhdojë. Betejë kundër një diktaturë të bazuar në drogën, vjedhjen e shqiptarëve dhe asgjesimin e opozitës.

Opozita ndodhet de facto përpara agjesimit të saj nëse vazhdon siç erdhi. Dita e enjte në të cilën deputetët të betuar se nisin betejën pa kthim, shënon një kthesë të madhe në përpjekjen e opozitës, në qëndrën e opozitës për rivendojen e pluralizimit. Me çdo formë, betejë pa kthim. Këtu ka një gjë, Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër vetëm atë që kontrollon. Kur opozita i tregoi vendin ai u hodh në këto veprime. Do mblidhet këshilli dhe pastaj do diskutohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu