Autobuzi përplaset me një mjet në aksin Cërrik- Gramsh: Plagosen 6 persona

0

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin nacional  Cërrik-Gramsh.Një mjet është përplasur me një autobuz,ku ky i fundit sikundër shihet nga pamjet ka përfunduar në kanal. Përplasja duket që ka qënë e fortë. Raportohet për 6 të lënduar përfshirë shoferin e mjetit të vogël,të cilët mësohet se janë dërguar menjëherê në spital.Aktualisht nuk dihet se cilët janë shkaqet e aksidentit , ndërsa policia në vendngjarje ka nisur hetimet ndërsa ka shoqëruar në komisariat shoferin e autobuzit.Paraprakisht dyshohet të ketë ndikuar lagështira në rrugë.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu