“Do rrah doktorin me shpulla”/ Policia: Personi që ngriti alarmin para Kuvendit është me probleme mendore

0
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me personin që përhapi panik ditën e sotme para godinës së Kuvendit, duke bërë për rreth 30 minuta lëvizje të dyshimta.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F. B., 41 vjeç, i cili sipas tyre dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia mohon ta ketë arrestuar atë, por raporton se e kanë këshilluar të largohet dhe më pas ai është larguar pa probleme.

Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë. Në një moment ai nxorri nga çanta e tij një pistoletë çakmak dhe ndezi cigaren.

“Kam punë me doktorin, do e rrah në shpulla doktorin”– është dëgjuar i riu teksa iu përgjigjej pyetjeve të efektivëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu