Do shiste një armë zjarri/ Tiranë, arrestohet 26-vjeçari, pranga edhe bashkëpunëtorit të tij

0

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, policia ka ndaluar automjetin tip “Honda” me drejtues një 37-vjeçar dhe pasagjer një 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 26-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Në momentin e ndalimit të automjetit, 37-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 26-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.