Do të bëhet sërish baba, Florian Marku zbulon gjininë gjininë e fëmijës

0

Florian Marku po përjeton momente të arta në karrierën e tij, por jo vetëm.

 

Boksieri i njohur, pas sukseseve në karrierë, duket se një gëzim i ri po i mbërrin në shtëpi. Ka qenë vetë ai që ka njoftuar se janë në pritje të fëmijës së dytë. Me fjalët më të ndjera për bashkëshorten, në rrjetet sociale, Floriani ka njoftuar se këtë herë familjes do t’i shtohet një vajzë. Në Instagram, ai ka publikuar pamje nga festa ku dhe kanë zbuluar gjininë e fëmijës që po presin.

Kështu pas djalit që familja ka, këtë herë çifti do të mirëpres një vogëlushe. Ndërkohë ditët e fundit boksieri ka qenë i ftuar tek emisioni i binjakëve, “Më lër të flas”, ku dhe ka zbuluar më shumë rreth karrierës së tij. “Që në moshën 12 vjeç, u rrita me atë disiplinë. Orari i stërvitjes ishte si buka që haja. Jam stërvitur gjithmonë 3-4 orë në ditë. Zgjohem në 5-6 të mëngjesit, është shumë përkushtim”.

I pyetur se cili është çelësi i suksesit, Marku thotë se sa herë futet në ring mendon se si do të fitojë ndeshjen, pasi për të humbja nuk është një opsion. “Kur hyj në ring, them si mundem të fitoj. Ky është besoj çelësi i suksesit tim. Nuk ka për mua opsion humbje, duhet të gjej mënyrën si të fitoj”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu