“Do të bojkotojmë provimet me zgjedhje”, maturantët dalin në protestë

0

Ditën e djeshme është zhvilluar provimi i matematikës për maturantët në të gjitha rrethet e vendit. Gjatë kohës që ishin në provim, u përsërit e njëjta gjë si herëve të tjera ku tezat u publikuan nëpër rrjete sociale.

Menjëherë pas përfundimit të provimit, maturantët u shprehën se provimi kishte qenë shumë i vështirë dhe se kishin hasur pyetje që nuk i kishin trajtuar gjatë temave mësimore.

Sot maturantët kanë organizuar një protestë përpara ministrisë së Arsimit. Në prononcimin që patën për Fax Neës, u shprehën se kërkesa e tyre ishte që të ulej niveli i pikëve për të marrë notën dhe paralajmëruan se do të bojkotonin provimet me zgjedhje nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre.

“Protestojmë sepse niveli i provimit nuk ishte ai që kishim pritur , ishte komplet ndryshe. Sepse ministria jonë kopjon provimet që bëhen në Cambridge në Angli. Protestojmë që niveli i pikëve nga 9 te 10 të ulet me 15 deri në 20 pikë.

Disa ushtrime të tjera nuk i kemi pasur fare gjatë orëve të mësimit, kemi kaluar 2 vite pandemi, tërmet. Mësimi për ne ka qenë në stres, të traumatizuar.

Kërkesa specifike e jona është që:

Të ulet niveli i pikëve për të marrë notën.

Nxënësi më i mirë nuk merr dot notën e tij. Unë doja të studioja në Shqipëri por në këto rethana nuk mund t’a bëj këtë, është e pamundur. Nëse nuk plotësohet kërkesa jonë, do të bojkotojmë provimet me zgjedhje”- u shpreh njëri prej maturantëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu