Gjykata e Posaçme jep vendimin për 137 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit, 2 vite më parë.
Për Altin Myslihakën GJKKO dha 15 vjet burg, nga gjykimi shkurtuar 10 vjet burgim.
Adrian Bega 12.6 vjet burgim-nga gjykimi shkurtuar 8.4 vjet burgim. Kokaina e ardhur në Durrës nga Greqia. Vijon të jetë ende në kërkim për këtë çështje Gentian Malindi, ku për këtë shkak është pezulluar edhe me një vit procesi gjyqësor ndaj tij.