Do vidhnin bankën! Brenda tunelit, momenti kur policët nxjerrin provat e grabitjes (FOTO+VIDEO)

0

Dalin pamjet nga brenda tunelit të kanalizimeve, që u gërmua nga disa persona të paidentifikuar, me qëllim grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e “Zogu I”.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tuneli i nëndheshëm është i gjatë gati 200 metra, ndërkohë që gazetarja Anila Hoxha ka filmuar edhe momentet kur efektivët e policisë së Tiranës kanë nxjerrë disa nga provat.

Nga brenda janë nxjerrë disa si shkallë, por janë të mbështjella me celofan, për arsye që nuk dihet. Mesa duket autorët kishin një plan të denjë për një skenë filmi aksion, që falë sinjalizimeve në kohë në polici, nuk shkoi deri në fund.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu