Dogjën materialet zgjedhore në zgjedhjet e 2019-ës/ Thirren në Prokurorinë e rrethit Shkodër kreu i PD-së Xhevdet Amuli dhe 10 qytetarë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli, disa anëtarë të kryesisë së PD dhe afro 10 qytetarë të thjeshtë, simpatizantë të PD, janë thirrur pak ditë më parë në prokurorinë e rrethit gjyqësor në Shkodër lidhur me ngjarjet e ndodhur përpara votimeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Në shkollën “Shejnaza Juka” disa prej materialeve zgjedhore të vendosura aty u dogjën pas një proteste të zhvilluar duke qenë se asokohe PD nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe në këtë mënyrë tentoi që të mos lejonte zhvillimin e atyre zgjedhjeve vetëm me pjesëmarrjen e PS dhe aleatëve të saj. Pas asaj proteste ku u dogjën materialet zgjedhore, policia arrestoi disa persona mes të cilëve edhe eksponentë politik dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë disa të tjerë.

Kjo dosje edhe pse ka prej më shumë se një viti e gjysmë në prokurorinë e Shkodrës mesa duket nuk është mbyllur ende, edhe pse tashmë të gjithë ata që u arrestuan ato ditë janë liruar por dosja ka mbetur ende e hapur. Fakti që jemi në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare tashmë të 25 prillit ka sjellë dyshime të forta për PD dhe kryetarin e kësaj force politike në Shkodër, se thirrja në prokurori e para pak ditëve lidhet pikërisht me zgjedhjet që kemi përpara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu