Dogji burrin dhe vjehrrën për të dashurin, shtyhet seanca gjyqësore për nusen vrasëse dhe të dashurin e saj

0

 

Dogji burrin dhe vjehrrën, shtyhet seanca gjyqësore për nusen vrasëse dhe të dashurin e saj

Dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën, kërkohet burgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin dhe dashnorin e saj

Pritej të ishte seanca e marrjes së vendimit por gjykata ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e relacioneve që paraqiti mbrojtja e të pandehurve. Bëhet fjalë për të akuzuarit e vrasjes së dyfishtë për motive xhelozie ( burri dhe vjehrra)

Kasëm Pirjas i dhe Hysnie Hoxhallari, të akuzuar për vrasjen në në rrethana familjare dhe shkatërrim i pronës( provave) me zjarr.

Gjatë kësaj seancë të dy avokatët mbrojtës pretenduar pafajësinë e klientit të tyre.

Kasëm Pirjasi- përfaqësohej nga av.Sajmir Visha

Hysnie Hoxhallari përfaqësohej nga av. I caktuar kryesisht Sokol Zotaj.

Gjatë mbrojtjes Visha, pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila sipas tij ka Sajuar mes tyre një lidhje dashurie të paqënë. Ndërsa theksoi faktin e shkeljes procedurale për mos ezaurimin e seancës paraprake . Visha ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit, janë dhënë prej këtij të fundit më kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë. DUke kërkuar pafajësinë për klientin e tij në kushtet e pamjaftueshërisë së provave për dënimin e tij.

Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi po pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të produkteve të veprës penale dhe moskallëzimit të krimit. Sakaq, kërkoi rishikimin e akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri tjetrin.

Zotaj pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtë martesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi.

Sakaq, prokurori Maksim Dita më seancën e mëparshme kërkoi 35 vite dënim për Hysnie Hoxhallari dhe dënim të përjetshëm për Kasëm Pirjasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu