Dogji me benzinë tri automjete/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

0

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23 dhjetor të 2022 në lagjen “Ndoc Mazi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, një 48 vjeçar Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci), banues në Shkodër.

48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) ka djegur tri automjetet të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu