Moderatorja e dashur për publikun, Dojna Mema, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me ndjekësit e shumtë momente nga përditshmëria e saj dhe herë pas here edhe mendimet e saj për tema të ndryshme.
Por së fundmi, Dojna ka vendosur që të bëjë publik një bisedë të zhvilluar në “Whatssap” me partnerin e saj, Vlashent Sata. Ajo i ka bërë screenshot bisedës dhe e ka publikuar në “Instastory”.
Dojna Mema publikon mesazhet private me partnerin: Erdhi një burrë tek
Mema i tregon Satës se nuk i pëlqeu dikush që trokiti në derën e shtëpisë dhe nuk ia hapi atë.
“Erdhi një burrë tek shtëpia s’më pëlqeu, e pashë nga syri, s’ja hapa derën”, thuhet në mesazhin e dërguar nga moderatorja e njohur.
Kështu Dojna ka treguar një detaj që nuk e dinim rreth saj, duke shkruar edhe krahas fotove: “Anti social club”.