Del foto/ Kjo është gruaja që u hodh nga pallati pas dhunës barbare në familje në Elbasan. Flet e motra

0

Gruaja që shihni në foton më poshtë, siguruar nga gazetari i Panorama, është Fatbardha Likrama e cila mesditën e 4 majit u hodh nga pallati ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Motra e saj ka folur për mediat duke treguar se ajo kishte 30 vite e martuar me personin që shihni në foton më lart, por dhunohej nga vjehrrit, kunata, por dhe i shoqi.

Motra e viktimës, Flutura Kalemaj, ka treguar se çfarë ndodhi ditën kur ajo i shkoi në shtëpi pasi kishte vendosur të mos duronte më dhunën, kërkesën e të njërit prej djemve për t’u rikthyer në banesë si dhe deklaratën e të ndjerës se do vriste veten.

E pyetur nga mediat pse e dhunonin familja e burrit, motra e Fatbardhës tha se “ma tha në fillim, nuk e donin se ishte çame”.

Rrëfimi i motrës së viktimës:

fatbardha likrama elbasan vetevrasje dhune

Motra ime ka 30 vjet martesë, që vitin e dytë e rrihnin, vjehrri, vjehrra, kunata. E di gjithë lagjja. Dhe në një rast që më tha mua e shkreta, ishte turr vjehrri e kapi nga floku nga mbrapa e mori zvarrë.

Një herë tjetër i theu dhëmbët i shoqi.

Ka dëshmitar, një ditë kunata, motra e burrit i ka gjuajtur dhe i ka rënë të fikët motrës.

Pse e dhunonin?

Ma tha motra në fillim, nuk e donin çame. E gjeti motrën time si kishte dalë nga barku nënës, e mirë, e bukur, punëtore. Një vit ka fjetur motra në cimento me burrin se nuk e linte vjehrra, pse e more çame?

Gjithë ky rrugëtim deri sa bëri vetëvrasje.

Erdhi në datën 2 këtu ajo, ishte bërë dyll i verdhë, kishte tre ditë pa ngrënë, nuk i kishin dhënë për të ngrënë.

Më duket i kishin gjuajtur me shkelma. Bardha i thashë do i bësh byrek motrës? Bëri tre byrek e shkreta. Më tha vë dushin të lahem.

Erdhi çuni i vogël i tha o ma do vish në shtëpi? Tha unë nuk vij më.” Po ti më ke pjell mu” i tha ai.

“Për ca të vij i tha”, kaq.

Motra në 6 e 30 ikën. Si duket i tha çuni “hajde në shtëpi mos marrim me zor me dhunë”.

Do iki të marr ca rroba në shtëpi do vij prap tha.

Erdhi me tre canta me rroba pas dy orësh. Tha ajo o do e ndaj o do vras veten. Ma tha pardje në datën dy, “do vras veten” tha “nëse s’ma hap më derën”.
I thashë ti mi goc do na lesh rehat mendo për veten tate jo për fëmijët. Mirë mirë më tha. E pashë që ishte ngjyrë limon.

Shko në polici i thashë. Do iki tha. Iku në 7 e 30, vajti ora 1, u bëra merak. vij në orën 1 unë po flisja në telefon me burrin e flisja me vëllanë në Itali, Hap derën unë, më solli policia deri këtu. Edhe krim të kishte bërë nuk mbahej në orën 1 të natës.
Tha talleshin me mua policët. Një dilte një hynte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu