Doktor Ilir Alimehmeti: “Të diferencosh në të vaksinuar dhe të pavaksinuar është zhargon politik!

0

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Doktori i njohur Ilir Alimehmeti, sqaron dhe këshillon për publikun procesin e vaksinimit.

Ilir Alimehmeti:

Të diferencosh në të imunizuar dhe të paimunizuar është zhargon shkencor!

Të diferencosh në të vaksinuar dhe të pavaksinuar është zhargon politik!

Pse?
Shumë thjesht!

Të imunizuar janë shumica dërrmuese e të shëruarve nga SARS-CoV-2 dhe të vaksinuarve kundër tij.
Fatmirësisht!

Të paimunizuar janë të gjithë ata që as e kanë kaluar dhe as janë vaksinuar.
Këshilla është të vaksinohen, sidomos nëse janë në risk për shkak të moshës dhe/ose sëmundjeve.

Të paimunizuar janë edhe një pakicë që nuk monton dot një mbrojtje imunitare pas vaksinimit apo shërimit sepse kanë sistem imunitar të dobët ose të pafuqishëm!
Këshilla është të vaksinohen për të përforcuar përgjigjen imunitare sado pak të jetë e mundur!

Të mos pranosh termin imunitet natyror nga sëmundja e kaluar është politikë, jo shkencë!

Të mos vaksinohesh nëse je person në risk dhe nuk e ke kaluar sëmundjen nuk është as politikë dhe as shkencë!

Është thjesht pa kuptim!  – shkruan ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu