Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.
Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.
Vendimi për emërimin e saj në krye të Komisionit tëShëndetësisë pritet që të kalojë në seancën e sotme të Kuvendit.