E ftuar në një studio televizive Genta Gjalpi , ish-banore e Big Brother, tha se e pranon veten me peshën e saj, por shtoi se nuk ndihet mirë me të. Më tej tregoi se shpesh ka rënë pre e ofendimeve.
Genta tha se përdorues të shumtë të rrjeteve sociale e kanë ofenduar, e një ndër ofendimet që e kanë bërë të ndihet keq ishte: “Doli foka në plazh”.
“Kam përjetuar ofendime. Tani nuk lëndohem se kam fituar imunitet, por në lidhje me peshën çfarë nuk më kanë thënë. Doli foka në plazh, kur postoj foto nga plazhi që s’kisha as si i ngushtoja, si i rregulloja”, tha ajo.