Doli në det pa njoftuar dhe fiku GPS, sekuestrohen 80 ton naftë kontrabandë në Durrës, bllokohet peshkarexha (VIDEO)

0

Një sasi e madhe prej 80 mijë letra naftë është bllokuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit. Gjithashtu, është bllokuar peshkarexha që doli në det pa njoftuar Portin dhe fiku qëllimisht GPS për të shmangur gjurmimin dhe itinerarin.

Nga Policia, janë shpallur në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur një depozitë për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.Në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe Policia Kufitare, Dega Doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Port Durrës. Newsbomb.al mëson se është sekuestruar peshkarexha me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit, ishte ankoruar një peshkarexhë, me naftë të dyshuar të kontrabanduar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”. U shpallën në kërkim shtetasit:

A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës;
F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës;
N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.
Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë”, njofton Policia e Durrësit.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=1525154241254565


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu