Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, sot ka deklaruar se nuk mund ti bësojnë më fjalëve që thotë Presidenti i Ukrainës Vladimir Putini, dhe se ai nuk po angazhohet seriozisht në diplomaci sipas The Gaurdian. Raab shprehet se komandantët, vetë Putini dhe çdokush në këtë mes, janë në rrezik serioz dhe se duhet të përfundojnë në gjykate dhe pas hekurave nëse përfshihen në krime të mëtejshme lufte.
“Nuk mund t’i besojmë asaj që po del nga goja e Putinit. Sa besim ka qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fjalët e Rusisë rreth një depërshkallëzimi ushtarak? “Epo, nuk mendoj shumë. Ne e gjykojmë makinën ushtarake ruse nga veprimet e saj, jo vetëm nga fjalët e saj. Ka padyshim një skepticizëm se do të rigrupohet, për të sulmuar sërish, në vend që të angazhohet seriozisht në diplomaci apo ndonjë gjë të kësaj natyre. Natyrisht, dera e diplomacisë do të lihet gjithmonë e hapur. Por unë nuk mendoj se mund t’i besoni asaj që po del nga goja e Putinit. Me Rusinë, ju duhet të përballeni me një sërë mundësish. Rusia është një kundërshtar jokonvencional. Unë kam qenë shumë i qartë me Sekretarin e Jashtëm dhe veten time se ne mbështesim gjykatën penale ndërkombëtare e cila po shqyrton akuzat dhe raportet për krimet e luftës në Ukrainë. Kështu që Mbretëria e Bashkuar po i ofronë mbështetje financiare dhe teknike. Për më tepër, të enjten e kaluar, unë prita një takim në Hagë, ku u bashkuan 38 vende, dhe ne thamë në bazë të paketës sonë, çfarë mund të bëjmë së bashku për t’u siguruar që të mos ketë pandëshkueshmëri për krimet e luftës në Ukrainë .Gjëra të tilla si imazhet satelitore, jo vetëm për të vërtetuar krimin, por kush është përgjegjës për të. Ruajtja e provave në situatën fluide të një zone lufte është shumë e vështirë, prandaj kjo mbështetje është e rëndësishme tani. Bëhet fjalë për atë që ne mund të bëjmë tani për t’i ruajtur ato prova.” tha Raab.
Raab rreth një muaj më parë u shpreh se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për tu siguruar që Vladimir Putin të dështojë.





