Donald Veshaj flet për marrëdhënien me Arborin

0

Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë qenë në Kosovë, ku është mbajtur premiera e filmit “5 herë jo” dhe çifti është takuar nga afër me gjithë fansat e tyre.

Në një intervistë, Donaldi ka folur dhe për propozimin për martesë që i bëri Bora Zemanit në premierën e “5 herë jo” dhe djalin e Borës, Arborin.

Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment” – është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.

Ai është shprehur me shumë emocion për marrëdhënien e veçantë që ka me Arborin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu