Donaldi dhe Semi njihen nga Bora Zemani, opinionistët parashikojnë konflikt mes tyre

0

Dy konkurrentët e Big Brother VIP, Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj e kanë një të përbashkët dhe ajo është Bora Zemani. Të gjithë e dimë lidhjen mes prezantueses bukuroshe dhe aktorit Donald Veshaj, e cila u mbyll disa muaj më parë.

Nga ana tjetër, Semi është shoqja e ngushtë e Borës. Kujtojmë se për ditëlindjen e kësaj të fundit, Semi tregoi shoqërinë e vjetër të tyren. “Pas 15 vitesh, ditëlindja e parë që nuk festojmë bashkë. Të dua shumë zemra ime”. Të ftuar te Shqipëria Live gazetarët Andi Vrapi dhe Jonida Aliçkolli parashikojnë tensione midis të dyve, madje kur po flitej për çifte të mundshëm, mundësia midis Semit dhe Donaldit është e pamundur.

Donaldi dhe Semi njihen nga Bora Zemani, opinionistët parashikojnë

Kujtojmë se 14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të shoëbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu