Donaldi flet për ndarjen nga Bora: Ishim të dy xhelozë

0

Bora Zemani dhe Donald Veshajn ishin një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ata janë ndarë prej muajsh dhe shkak qenka bërë xhelozia.

Këtë e ka treguar Donaldi gjatë një bisede me Palomën, në “Big Brother Vip”, ku dhe ndodhet prej disa ditësh. Megjithatë, Donaldi nuk i është përgjigjur pyetjes në lidhje me një ribashkim të tyre.

Pjesë nga biseda e dyshes:

Paloma: As xhelozia?

 

 

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë
ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu