‘Donim që ta rrisnin vetë!’ Flet pas arrestimit gjyshja që rrëmbeu nipin. Tregon ku u fsheh

0

Gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës, Bahrije Gjuni ka folur pas arrestimit.

Ajo pranoi të dorëzonte sot djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Para policisë ajo ka treguar edhe se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Më herët në pranga ranë bashkëshorti i saj Rexhep Gjuni dhe i vëllai për të cilët Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu