Donnarumma martohet në “fshehtësi”, lajmi zbulohet nga rrjetet sociale

0

Gianluigi Donnarumma, portieri i Manchester City dhe i përfaqësueses italiane, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej vitesh, Alessia Elefante.

Çifti e bëri publik lajmin në mënyrë surprizë përmes rrjeteve sociale, ku ndau foto nga ceremonia, duke konfirmuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre private. Postimi u shoqërua me një mesazh ironik nga portieri: “Kontratë afatgjatë e nënshkruar”.

Historia e tyre e dashurisë ka nisur që në vitin 2016, kur Donnarumma ishte pjesë e AC Milan, ndërsa lidhja ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes publike. Propozimi për martesë erdhi në vitin 2024 në Paris, gjatë kohës kur ai aktivizohej me Paris Saint-Germain, vit në të cilin çifti u bë edhe prind i një djali.

Martesa përkon me një tjetër kapitull të ri për portierin, i cili së fundmi është transferuar në Premier League, duke nisur njëkohësisht një etapë të re si në karrierë, ashtu edhe në jetën personale.