‘Donte të bëhej doktoreshë’/ Rrëfimi nga halla e 17-vjeçares që u vra në Deçan

0

– “Ëndrra e saj më e madhe e mbesës time ishte të bëhej doktoreshë,”- kështu ka rrëfyer halla e 17-vjeçares së vrarë nga të shtënat me kallashnikov mbrëmjen e djeshme në autobusin në Deçan të Kosovës. Halla e adoleshentes së ndjerë, Laureta Kosumi tregon se 17-vjeçarja po kthehej nga shkolla ndëra jeta iu pre në mes.

“Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthyer çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen,”- tregoi Kosumi për RTK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu