‘Donte të rregullonte të kaluarën’ I dha fund njohjes me ish të dashurën e Vali Corleones, flet Meliku

0

Meliku i habiti të gjithë kur u deklarua për Lauretën në Për’puthen ndërsa më pas u tërhiq duke dalë nga emisioni.

I ftuar në ‘D Night’ tregoi përse u pendua dhe e tërhoqi atë deklaratë.

Dajana: Në datën 14 Shkurt je deklaruar për Lauretën dhe më pas e tërhoqe këtë deklaratë. Çfarë të bëri të ndryshoje mendje?

Melik: U zhgënjeva! Ndonjëherë kur i mendon njerëzit si vetja dhe jep nga vetja e nuk e merr është pak zhgënjim.

Ajo filloi të më imitonte në prapaskenë kur unë nuk isha në puntata kur mungova dhe më pas kur e pashë me afrimitetin me çunat në backstage. Me mua fliste tjetër gjë, ndërsa me çunat bënte të tjera veprime dhe kjo ishte e gjitha.

Nuk më kanë pëlqyer reagimet e saj, komunikimi gjatë gjithë kohës, ku unë edhe pse e dhashë deklaratën ajo kërkonte diçka tjetër, jo të njihte Melikun, por të rregullonte personazhin dhe personalitetin e saj me të kaluarën.

Kujtojmë se Laureta ka qenë ish e dashura e Vali Corleones dhe u arrestua para disa vitesh pasi një tjetër partner i saj e përfshiu në rrjetin e prostitucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu