Ish-presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga PD-ja është akti i fundit mjeran i tij. Me anë të një postimi në Facebook, Nishani shkruan se tani është koha e bashkimit të demokratëve. Ai gjithashtu shkruan se anëtarët e PD-së nuk mund të shpërfillim vullnetin e demokratëve më 11 dhjetor, pasi gabimin e bëjnë në kurriz të demokratëve.
“Lulzim Basha tentoi të luajë sot aktin e fundit të lojës së tij mjerane për ta kthyer Partinë Demokratike në fasadë-opozitë, lodër në duart e Edi Ramës. Fatin e Partisë Demokratike e kanë marrë tashmë në dorë demokratët, anëtarët e asaj partie, ata që bëjnë të mundur ekzistencën e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është shkarkuar nga detyra e kryetarit prej anëtarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin historik Kombëtar të 11 dhjetorit 2021.
Ata të cilët vijojnë të injorojnë, shpërfillin dhe refuzojnë vullnetin dhe vendimet e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, Referendumin e 18 dhjetorit, votimet e 6 marsit, bëjnë të njëjtin gabim që kanë bërë deri sot në kurriz të demokratëve. Sot është koha e bashkimit të të gjithë demokratëve në proçesin e ringritjes së Partisë Demokratike nisur më 11 dhjetor 2021, për ta bërë atë parti më të hapur, më të fortë, më të bashkuar! Skenarët mjeranë të rregjimit për asgjesimin e PD, opozitës, pluralizmit, kanë marë fund. Deputetët e zgjedhur nga elektorati i Partisë Demokratike, sot më shumë se më parë duhet të bëhen bartësit më kryesorë të vullnetit politik të demokratëve, shprehur që prej 11 dhjetorit deri më 6 mars. Tashmë ka vetëm një proçes, një platformë bashkimi, një shtëpi të madhe të përbashkët, rindërtimi i së cilës ka në themelin e saj votën e lirë për gjithseicilin. Cilido që do të vijojë ta minojë rithemelimin e Partisë Demokratike, do të ketë dështimin e rradhës, tha Nishani.”