Dorëheqja e Bashës, Ristani: Lojë karagjoze, misioni i tij të mbaj Ramën në pushtet

0

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës është një lojë e shëmtuar. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Mcn Tv, ai tha se Basha ka qenë dhe është me mison në Partinë Demokratike për ta shkatërruar atë dhe për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Sipas tij dorëheqja është një lojë, sepse nuk mori asnjë përgjegjësi dhe bën këtë lojë sipas të cilës përcaktuan dhe kryetarin që do e zëvendësoj pa respektuar as atë statut që pretendojnë se kanë.

“Kush e mori vendimin? Unë në mënyrë të përsëritur kam thënë se Basha është me mision ka qenë me mision dhe vazhdon të jetë brenda misionit të tij për të shkatërruar PD dhe për të mbajtur Ramën në pushtet dhe duke bërë gati mandatin e katër për të. Është me mision. Deri sot nuk ke tjetër drejtues që të ketë mbajtur 3 mandate. Ke dhe shembuj të rekrutimeve sa të duash dhe shembujt e misionit i cili po vazhdon në mënyrë konstante. Basha ka qenë dhe është me mision për të prishur Partinë Demokratike. Nuk mund ta vazhdonte në të njëjtën mënyrë misionin dhe bëri këtë veprim që bëri sot duke treguar që është një cen me hile sepse nuk ishte një dorëheqje duke marrë përgjegjësi për humbjet që i ka dhënë PD, nuk mori asnjë përgjegjësi dhe bën këtë lojë sipas të cilës përcaktuan dhe kryetarin që do e zëvendësoj pa respektuar as atë statut që pretendojnë se kanë. Ai politikisht është i shkarkuar, por me të vetën është duke bërë njëlloj loje. Kush janë organet drejtuese statutore të partisë, grupi parlamentar është për parlamentin por nuk ka kompetenca të marrë vendime për partinë. Ata dhe lojën që luajnë e luajnë në mënyrën karagjoze,” tha Ristani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu