Dosja 5D/ GJKKO shpall vendimin, Deborah Keçi dënohet me burg (Dënimet e plota)

0

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për një pjesë të dosjes së njohur si “5D”, duke dënuar me masa shtrënguese ish-drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi, dhe tre të pandehur të tjerë: Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.

Deborah Keçi u shpall fajtore për shkelje të barazisë në tendera dhe u dënua me 1 vit burg, i konvertuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në përfundim, dënimi u kthye në 60 orë punë në interes publik. Gjykata i hoqi gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Edhe tre të pandehurit e tjerë morën dënime me 9 muaj burg, të konvertuara në 6 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Në fund, si për Keçin, edhe për ta dënimi u zëvendësua me 60 orë punë në interes publik.

VENDIMET:

Deborah Keçi– Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.

5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike

Teuta Guri– Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik

Renaldo Gjerasi– 9 muaj

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Etion Mera– 9 muaj burg

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.