Drejt Greqisë ilegalisht, aksidentohen dy shtetasit shqiptarë

0

Plagoset në kufirin greko-shqiptar një grua teksa po transportohej nga një person me motocikletë drejt Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e sotme ne afërsi të Filatit. Motocikleta ka bërë aksident duke shkaktuar lëndimin e dy shqiptarëve. Mësohet se gruaja me iniciale A.K. 43 vjece është me origjinë nga Kuçova, ndërsa drejtuesi i motocikletës është shoqëruar në Policinë e Filatit.

Gruaja është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për në Spitalin “Haxhikosta” në Janinë.

Burime policore konfirmojnë se gruaja synonte të shkonte për punë në Greqi pa dokumenta. Ngelet mister mënyra e kalimit ilegal drejt Greqisë nga motociklisti dhe gruaja shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu