Drejtoresha e Infowebtv, Anisa Bahiti, analizon në Top-Channel vizitën e Presidentit të Turqisë në vendin tonë, Rexhep Taip Erdogan

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do vizitojë nesër vendin tonë. Vizita e tij zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që ekziston mes dy vendeve duke u përqëndruar në ndihmën që populli mik turk dha për të dëmtuarit nga tërmeti.
Lidhur me këtë vizitë, drejtoresha e Infowebtv ishte e ftuar në televizionin kombëtar Top-Channel ku dha mendimin e saj lidhur me marrdhëniet Shqipëri-Turqi në epokën Rama dhe rolin e Turqisë në NATO për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij organizmi.

Analistja Anisa Bahiti u intervistua nga gazetari Muhamed Veliu.

Ja intervista e plotë e saj:

Pyetje: Si do komentonit marrëdhëniet Shqipëri Turqi gjatë epokës Rama?

1: Marrëdhëniet personale Erdogan-Rama i shoh të shkëlqyera. Ka një alkimi të jashtëzakonshme mes këtyre dy lidërve politikë. Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri i shoh të ngecura për shkak të prezencës së Lëvizjes Gylen në Shqipëri. Dëshmi e qartë është mospërfundimi dhe mosdorëzimi i Xhamisë së Madhe të Tiranës, për shkak se Tirana zyrtare nën presionin amerikan dhe evropian nuk arriti të vendoste në Krye të Komunitetit Musliman të Shqipërisë një jo anëtar të Lëvizjes Gylen, të cilën Turqia e konsideron terroriste. Gjithashtu Turqia ka konsideruar jo serioz qëndrimin e Shqipërisë në NATO përsa i përket lëvizjeve kurde ne veri të Sirisë dhe Irakut si dhe pajisjen me shtetësi shqiptare të anëtarëve të Lëvizjes të Gylenit.

Pyetje: Roli i Turqisë në NATO është shumë i rëndësishëm edhe për zgjedhjen e Sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s.

Në këtë vend kaq të rëndësishëm, Erdogan do të pëlqente të shihte Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Ky i fundit mund të ketë mbështetjen e Hungarisë se Orbanit, të Çekisë, të Polonisë, të vendeve të Ballkanit, të Italisë falë një lobingu të fuqishëm të mikut të tij D’ Alema ish-Kryeministër, por edhe të Presidentit të Francës, e madje edhe të SHBA falë marrëdhënieve të shkëlqyera qe ai ka me sistemin Soros dhe administratën aktuale në Uashington. Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu