Drejtoresha e QSUT-së iu kërkon qytetarëve të denoncojnë mjekët kur ju kërkojnë lekë, pak ditë pasi tha se nuk kishte dijeni për ryshfetet në spital

0

Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, përmes një video-mesazhi ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizohet korrupsioni në qendrat shëndetësore.

Në fjalën e saj, Paparizo bën thirrje që qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv me të cilin ata përballen në ambientet spitalore.

“Vetëm përmes bashkëpujnimit mund të ndërotjmë një shërbim shnëndetësor më transparent për të gjitha” theksoi drejtoresha e QSUT-së në fjalën e saj.

Kujtojëm se reagimi i Paparizos vjen kur një një konferencë për mediat ajo”u shtang” nga pyetja nëse ajo ishte në dijeni se mjekët e QSUT-së kërkojnë para nga pacientët.

Ajo u shpreh se nuk kishte dijeni se në spitale të kërkojnë ryshfet.

“Në vijm të akuzave për korrupsion ndaj personelit të qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ju bëj thirrje publikisht që të denonconi çdo rast abuziv pranë koordinatorit të antikorrupsionit detyra e të cilit është të verifikojë çdo rast që ju referoni dhe të ruajë anonimatin.

Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shërbim shëndetësor më transparent për të gjitha. Personalisht dua t’ju falenderoj ekipin tonë mjekësor për punën e tyre të palodhshme në shërbim të jetës së çdo qytetari”, shprehet ajo.