Drejtorët ngelin në provime! Testimi rrëzoi 68 drejtorë, por ata vazhdojnë punën ende

0

Sistemi arsimor në Shqipëri duhet të pastrohet nga figurat pa integritet, e cilësuar nga shoqëria civile si emergjencë kombëtare, këtë 9 dhjetor në ditën ndërkombëtare të integritetit.

Nga vitin 2019 deri më sot, në arsimin parauniversitar nga 243 drejtorë të testuar nga shkolla e Drejtorëve, 68 prej tyre kanë ngelur në provim, por kanë vijuar sërish punën.

“Për shkak të mos rregullimit ligjor ata vijojnë punën por duhen marr masa të menjëhershme për shkarkimin e tyre”, thotë Migen Qiranxhi.

Veç mësuesve, shqetësuese është gjendja edhe në arsimin e lartë ku aktivistët ngrenë alarmin se në universitete janë punësuar pedagogë të shkarkuar nga vetting-u.

“Kemi ankesa që persona me problem me drejtësinë kanë hyrë nga dyert e universitetit për të mësuar të rinjtë. E papranueshme”, shton Qiranxhi.

Edukimi është shndërruar në një biznes të mirëfilltë, ky është një nga përjetimet e të rinjve në institucionet e arsimit të lartë, të pasqyruar edhe në këtë ekspozitë të organizuar nga Qëndresa Qytetare në ditën botërore të integritetit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu